Politike

"Drejtësia është e kapur", Berisha: Dedjan e dënuan për një garsoniere, Dumani me 3 apartamente i lirë

Sipas kreut të opozitës, është Rama që e urdhëron Dumanin të bëjë çfarë i kërkon ai.

7 Korrik 2025, 22:25 Nga r.ll
"Drejtësia është e kapur", Berisha: Dedjan e
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin si një mercenar i kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dënua për një garsionere, ndërsa shtoi se e njëjta drejtësi lë të lirë kryeprokurorin e Posaçëm, Altin Dumani me tre vila. Sipas kreut të opozitës, është Rama që e urdhëron Dumanin të bëjë çfarë i kërkon ai.

"Më kë i shkoi Ulsiu, ç’t’i thuash Ulsi Manjës. Çdo gjë mund t’i thuash. Më kë i shkoi Veliajt në qeli. E di ç’bëjnë me Ilir Metën, sillen në mënyrën më të ulët, hakmarrëse e të tuprshme. Ky regjimi i Edi Ramës me Ulsi Manjën, ka gjetur një horr që iu merr 500 mijë eurove trafikantëve, janë përgjimet që fsheh Altin Dumani. Apo kostumet e Altin Hajrit, s’ishte Olsi njeriu i kostumeve të Altin Hajrit, ishte Ulsi Manja. Ky Ulsiu i urdhëron ata.

E ka kapur me 3 apartamente. Altin dumani me 3 apartamente duhet të jetë në burg. Siç dënuan për një garsionere, Bashkim Dedjan. E dënoi 1 vit, vetëm, se paguante qiranë e një garsionereje të vëllait të vet, dhe kjo është e jotja. Ky me 3 apartamente dhe jeton në vilë të vjehrri, se ka kontribuar dhe kisha në ndërtimin e asaj vile. Sigurisht e ka kapur Rama dhe e kapur për fyti dhe e detyron të bëjë atë që bën. Këta konvertohen se lahen mëkatet, Zoti është për të gjithë.", tha Berisha. 

 

sali berisha bashkim dedja altin dumani

Sondazh

Poll