Aktualitet

Shpallet vakanca për vendin e Drejtorit të Përgjithshëm të Albcontrol, kushtet

Përzgjedhja e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Albcontrol-it, zhvillohet në dy faza.

7 Korrik 2025, 12:30 Nga M.B
Shpallet vakanca për vendin e Drejtorit të Përgjithshëm
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë vakancën e pozicionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Albcontrol duke bërë me dije se ata që përmbushin kushtet mund të aplikojnë nga data 7-11 korrik.

Në njoftimin e MIE në faqen e saj thuhet se kandidati duhet të përmbushë një sërë kushtesh të tilla si të jetë shtetas shqiptar; b) të zotërojë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në shkenca shoqërore, inxhinieri ose aviacion; c) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; d) ç) të ketë përvojë pune mbi 7 vjet në pozicione administrimi, menaxhimi apo në fushën e aviacionit si dhe një sërë kushtesh të tjera.

Ndër të tjera MIE njoftoi se kandidati që aplikon për anëtar në Këshillin Drejtues, në përmbushje të kritereve ligjore, paraqet pranë Albcontrol-it dokumentacionin si vijon: a) Letër për shprehje interesi, e cila përmban: · emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindjen, numrin personal të identifikimit të kandidatit; · adresën e vendbanimit, adresën elektronike si dhe numrin e telefonit të kandidatit; · arsyet e aplikimit, duke përfshirë motivimin, idetë dhe vizionin. b) Së bashku me shprehjen e interesit, për të provuar përmbushjen e kritereve ligjore, kandidati paraqet dokumentacionin si vijon: · kopje të mjetit të identifikimit; · jetëshkrimin si dhe një sërë dokumentesh të tjera shtesë.

Përzgjedhja e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Albcontrol-it, zhvillohet në dy faza. Faza e parë: Verifikimi i dokumentacionit të përcjellë nga Kandidatët, e cila realizohet nga 2 përfaqësues të Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Sekretari i Këshillit Drejtues të Albcontrolit.

Faza e dytë: Këshilli Drejtues interviston kandidatët e përcjellë nga 2 përfaqësuesit e Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Sekretari i Këshillit Drejtues, përzgjedh kandidaturën fituese dhe e propozon për emërim tek Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror u krijua në vitin 1992 si një ndërmarrje shtetërore dhe u shndërrua në shoqëri aksionare në vitin 1999. Më 15 nëntor 2013, kompania ndryshoi emrin në ALBCONTROL, Shërbimet e Lundrimit Ajror të Shqipërisë.

ALBCONTROL është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Shërbimet e lundrimit ajror të ofruara nga ALBCONTROL janë:

a) Menaxhimi i trafikut ajror (ATM);

b) Shërbimet e komunikimit, lundrimit dhe mbikëqyrjes (CNS);

c) Shërbimet e informacionit aeronautik (AIS);

d) Shërbimet meteorologjike për lundrimin ajror (MET);

e) Shërbimet e hartimit të procedurave të fluturimit (FPD)./ Monitor

albcontroll

Sondazh

Poll