Aktualitet

Shkaktoi aksidentin në aksin Elbasan- Peqin, arrestohet 36-vjeçarja

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

7 Korrik 2025, 11:53 Nga E. D
Shkaktoi aksidentin në aksin Elbasan- Peqin, arrestohet 36-vjeçarja
foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesja. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka arrestuar 36-vjeçaren me iniciale E. B, e cila dyshohet si shkaktare e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor. Aarrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. 

policia

Sondazh

Poll