Aktualitet

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr vëmendjen e rrjetit! Atifete Jahjaga bën ndryshim drastik në pamje

Nga një foto e fundit të publikuar nga vet Jahjaga, ajo thuajse nuk njihet nga periudha që ka qenë presidente e Kosovës.

7 Korrik 2025, 11:39 Nga M.B
FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr
Atifete Jahjaga

KOSOVA- Ish-presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga është bërë kryefjalë në rrjetet sociale këto ditë për shkak të ndryshimit drastik në pamjen fizike. Nga një foto e fundit të publikuar nga vet Jahjaga, ajo thuajse nuk njihet nga periudha që ka qenë presidente e Kosovës.

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

Në foto ajo është shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, i cili thekson siluetën e saj. 

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

Atifete Jahjaga shërbeu si Presidentja e katërt e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Ajo ishte presidentja e parë femër e Kosovës dhe presidentja e parë konsensuale dhe jopartiake e vendit që nga shpallja e pavarësisë.

 FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

Gjatë presidencës së saj, ajo u përqendrua në depolitizimin e Zyrës së Presidentit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Ajo është gjithashtu e njohur për punën e saj në promovimin e të drejtave të grave dhe pjesëmarrjes në shoqëri. 

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

Pas presidencës së saj, Jahjaga ka vazhduar të jetë aktive në jetën publike, duke u përqendruar në çështjet që lidhen me gratë dhe vajzat, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes. Ajo është një folëse e shpeshtë në konferenca dhe ngjarje ndërkombëtare. 

FOTOLAJM/ Transformimi i ish-Presidentes së Kosovës merr

Në vitin 2017, ajo u emërua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së si anëtare e Bordit Këshillues të OKB-së për Ndërmjetësim. Ajo gjithashtu themeloi Fondacionin Atifete Jahjaga, i cili synon të promovojë arsimin, zhvillimin e lidershipit dhe angazhimin qytetar, veçanërisht midis grave dhe të rinjve në Kosovë dhe rajon. 

ahtifete jahjaga

Sondazh

Poll