Aktualitet

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme.

7 Korrik 2025, 10:22 Nga M.B
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet
Noizy

ZVICRA- Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate.

Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.

noizy

Sondazh

Poll