Aktualitet

Vatra e zjarrit në Bashkinë Finiq/ Flakët përfshijnë edhe territorin grek, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Konkretisht flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm territorin grek, pranë zonës së Tsamantas në Thesproti. Ndërkohë forcat zjarrfikësve nga Thesprotia po operojnë në vendngjarje, me gjashtë automjete dhe 20 zjarrfikës, një njësi këmbësore të EMODE, si dhe avionë.

7 Korrik 2025, 12:11 Nga E. D
Vatra e zjarrit në Bashkinë Finiq/ Flakët përfshijnë
pamje nga vendngjarja

FINIQ- Prej disa ditës një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore në territorin e Bashkisë së Finiqit. Përveç fshatrave të Bashkisë Finiq flakët tashmë kanë përfshirë edhe territorin grek.

Konkretisht flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm territorin grek, pranë zonës së Tsamantas në Thesproti. Ndërkohë forcat zjarrfikësve nga Thesprotia po operojnë në vendngjarje, me gjashtë automjete dhe 20 zjarrfikës, një njësi këmbësore të EMODE, si dhe avionë.

Më herët Greqia kishte dërguar dy avionë zjarrfikës në Shqipëri përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM), pas një kërkese nga qeveria shqiptare. Njëkohësisht, autoritetet lokale të Thesprotisë janë në gatishmëri, megjithëse deri më tani nuk kërcënohet asnjë zonë banimi.

zjarri ne bashkine finiq

Sondazh

Poll