Aktualitet

Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Mësohet se Juljan Sejdini me djegien e tokave ka rrezikuar jetën e banorëve dhe të 1 karburanti që ndodhej aty.

7 Korrik 2025, 10:18 Nga I.A
Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve,
Policia

TIRANË- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dogji tri sipërfaqe toke në Tiranë. Mësohet se Juljan Sejdini me djegien e tokave ka rrezikuar jetën e banorëve dhe të 1 karburanti që ndodhej aty. Ngjarja u regjistrua në afërsi të autostradës TEG -Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi, vihet në pranga 34-vjeçari. Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

juljan sejdini

Sondazh

Poll