Aktualitet

Masakra mjedisore në Elbasan/ Berisha: PD ka bërë kaq shumë padi, por ky është institucioni i amnistisë së krimeve

Berisha u shpreh se PD ka bërë shumë padi lidhur me situatën, mirëpo organi hetimor është kthyer në një institucion i amnistive të krimeve.

7 Korrik 2025, 10:39 Nga I.A
Masakra mjedisore në Elbasan/ Berisha: PD ka bërë kaq shumë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me krimin mjedisor që po ndodh në Elbasan dhe në Vlorë, ku i është vënë flaka mbetjeve urbane. Berisha u shpreh se PD ka bërë shumë padi lidhur me situatën, mirëpo organi hetimor është kthyer në një institucion i amnistive të krimeve.

"Opozita shqiptare e ka denoncuar, siç e di ti, nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit.
Ka denoncuar në mënyrë të përsëritur në konferencë shtypi dhe media, z. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur i Elbasanit. Z. Tomor Alizoti pas kthimit, se ka qenë jashtë, si kryetar politik. Në qoftë se, dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh. I paftuar, nuk duhet t’u marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Kur nuk je ftuar, mirë nuk është të shkosh, duhet t’ia lësh meritën atij që e ftoi dhe do ta bëjë vetë. Vetë PD ka bërë tek institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, PD nuk ka bërë padira. PD ka bërë kaq shumë padira," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll