Aktualitet

U raportua se u plagos me armë gjatë grabitjes, Policia: 44-vjeçari deklaroi se u qëllua nga një gjuetar, rezulton me precedentë për “keqtrajtim të të miturve”

Më parë u raportua se 44-vjeçari ishte plagosur në tenativë për të grabitur një banesë në fshatin Markat të Konispolit, por në dëshminë e dhënë për policinë, ai ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat.

7 Korrik 2025, 09:55 Nga M.B
U raportua se u plagos me armë gjatë grabitjes, Policia:
Foto ilustruese

SARANDA- Policia ka bërë një njoftim lidhur me plagosjen me armë zjarri të 44-vjeçarit, Saimir Haxhiu, me precedentë penalë. Më parë u raportua se 44-vjeçari ishte plagosur në tenativë për të grabitur një banesë në fshatin Markat të Konispolit, por në dëshminë e dhënë për policinë, ai ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat.

Mësohet se Haxhiu është paraqitur në spitalin e Sarandës rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm ndërsa nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol.

Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna nga ky shtetas.

konispol

Sondazh

Poll