Aktualitet

EMRI/ Tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me armë zjarri pas shpine 44-vjeçari në Konispol

Bëhet me dije se Haxhiu është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit.

7 Korrik 2025, 09:36 Nga M.B
EMRI/ Tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me armë
Foto ilustruese

KONISPOL- 44-vjeçari Saimir Haxhiu është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi tentoi të grabiste një banesë në fshatin Markat të Konispolit.

Bëhet me dije se Haxhiu është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit. Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçari kishte tentuar të grabiste në një shtëpi të zonës teksa mësohet se ai është person me precedentë penalë.

Gjithshtu raportohet se Haxhiu u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u dërgua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Vlorës.

konispol

Sondazh

Poll