Bota

Përkujtohet 75-vjetori i shpëtimit të kampit nga trupat sovjetikë/ Presidenti i Izraelit, Rivlin: Detyra jonë është të l

27 Janar 2020, 18:25 Nga DOSJA
Përkujtohet 75-vjetori i shpëtimit të kampit nga trupat

GJERMANI– Të mbijetuarit e Holokaustit dhe udhëheqësit ndërkombëtarë kanë nderuar ditën e sotme viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes së Aushvic. Presidentët e Izraelit dhe Polonisë, Reuven Rivlin dhe Andrzej Duda, përkujtuan sot 75-vjetorin e shpëtimit të kampit nga trupat sovjetikë duke vendosur edhe kurora në “Murin e Vdekjes”, ku nazistët qëlluan mijëra të vdekur.

Në Aushvic, Birkenau u vranë rreth 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj. Presidenti i Izraelit Z. Rivlin në fjalimin e tij bëri një paralajmrim për zërat që përhapin urrjtje dhe kërcënojnë demokracinë. Detyra jonë është të luftojmë antisemitizmin, racizmin dhe nostalgjinë fashiste – ato të këqija të sëmura,”– tha ai, shkruan “BBC”.

Kompleksi i gjerë i kampit Auschwitz-Birkenau, në Poloninë e Jugut të pushtuar nga nazistët, ishte qendra më famëkeq e vrasjeve të regjimit. Mijëra polakë, robër lufte sovjetikë, ciganë (romë) dhe grupe të tjera të persekutuara gjithashtu vdiqën atje. Gjermania naziste vrau rreth gjashtë milion hebrenj në fushatën e saj për të dominuar racat dhe kombet e tjera. Po ashtu në Paris Presidenti Francez Emmanuel Macron foli në një ceremoni për të shënuar 75 vjetorin, për kujtimin e  77,000 hebrenjve  të internuar në kampe përqendrimi nga Franca. Memoriali i Shoah u rinovua, me 175 emra shtesë dhe 1.498 data të tjera të lindjes, të shtuara pas hulumtimeve në arkivat e Holokaustit.

“Kthimi i këtij antisemitizmi nuk është vetëm një problem për hebrenjtë. Është një problem për të gjithë ne, është problem edhe i Republikës,”- tha Presidenti Macron. Më shumë se 200 të mbijetuar udhëtuan në Aushvic nga e gjithë bota për të shënuar 75 vjetorin. Shumë vishnin shalle blu dhe të bardha, një kujtesë e uniformave të burgut me shirita që viktimat kishin veshur në kampet e përqendrimit.

(a.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 75-vjetori i clirimit te kampit aushvic holokaust 75-vjetori i clirimit te kampit aushvic holokaust

Sondazh

Poll