Bota

Mbarojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi, zyrtare: Janë 41 të vdekur

27 Janar 2020, 15:41 Nga DOSJA
Mbarojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi, zyrtare:

TURQI- Kanë përfunduar kërkimet nën rrënoja pas tërmetit tragjik në Turqi. Sipas informacioneve mësohet se trupat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerr nga rrënojat 41 persona të pajetë. 

Mediat në vend bëjnë me dije se ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për ditë me radhë dhe janë shpëtuar më shumë se 45 persona dhe shifrat zyrtare flasin për 1607 të plagosur nga lëkundjet e tërmetit. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazignjë ditë më parë, ka shkaktuar 41 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet ne turqi earthquake in turkey termet ne turqi

Sondazh

Poll