5 Korrik 2025, 09:05
Nga M.B
Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao
FIER- Mbahet sot në Gjykatën e Fierit seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” disa ditë më parë. Mësohet se në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo për verifikimin e masës së sigurisë.
Gjithashtu pritet që ata, para gjyqtares Gladiola Bregu, të japin edhe dëshminë e tyre për rastin. Dje Prokuroria e Fierit doli me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.
Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj. Gjithashtu bëhet me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
bankers petroleum
Aktualitet
5 Korrik 2025, 08:32
M.B
Armand Shkëmbi
TIRANA- Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi thotë se tregu i ndërtimeve dhe shit-blerjes së apartamenteve në Shqi...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 07:25
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një incident është shmangur mbrëmjen e kaluar në shetitoren e Sarandës. Një sh...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 07:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces problematik për përdoruesit. Ky shërbim ende k...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 22:18
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka bërë një deklaratë publike lid...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 21:50
E. D
foto ilustruese
FIER- Një qytetar shqiptar nga një burg i Francës ka dërguar në redaksinë e emisionit “Stop” n&e...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 21:47
E. D
foto ilustruese
DIMAL- Bejaze Kaso nga fshati Poshnje i Dimalit thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka tre vjet që nuk ...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 21:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 20:02
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Tre shqiptarë dhe një 33-vjeçare britanike janë arrestuar në Angli, pasi akuzohen për një ...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 20:07
M.B
Foto nga podcast-i
BOSTON – Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, znj. Rezarta Mataj, tashmë me detyrë prokurore në SHBA...