Aktualitet

Panik në shëtitoren e Sarandës/ Një person po ecte me thikë në dorë mes qytetarëve, policia neutralizon shtetasin nga italia, e shoqëron në komisariat (VIDEO)

Një shtetas me origjinë italiane, është parë duke lëvizur me një thikë në dorë përmes kalimtarëve, duke shkaktuar panik tek të pranishmit, por falë ndërhyrjes së forcave të policisë incidenti është shmangur. 

5 Korrik 2025, 07:25 Nga E. D
Panik në shëtitoren e Sarandës/ Një person po ecte me
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Një incident është shmangur mbrëmjen e kaluar në shetitoren e Sarandës. Një shtetas me origjinë italiane, është parë duke lëvizur me një thikë në dorë përmes kalimtarëve, duke shkaktuar panik tek të pranishmit, por falë ndërhyrjes së forcave të policisë incidenti është shmangur. 

 

Siç shihet edhe në pamje policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin pa shkaktuar asnjë dëm fizik ndaj qytetarëve apo vetë të dyshuarit.

Gjithashtu bëher me dije se i huaji është shoqëruar menjëherë në Komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar motivet e veprimeve të tij.

serande policia

Sondazh

Poll