Aktualitet

Zgjidhet problemi i lejes së kalimit për shqiptarin e burgosur në Francë

Por ai thotë se leja e kalimit nuk po i vjen nga ambasada shqiptare në Paris, ndërsa pasaporta i ka skaduar në janar

4 Korrik 2025, 21:50 Nga E. D
Zgjidhet problemi i lejes së kalimit për shqiptarin e burgosur në
foto ilustruese

FIER- Një qytetar shqiptar nga një burg i Francës ka dërguar në redaksinë e emisionit “Stop” në  Tv Klan një mesazh audio, pasi prej muajsh po pret lejen e kalimit që të kthehet në Shqipëri, një vendim ky i gjykatës atje. Por ai thotë se leja e kalimit nuk po i vjen nga ambasada shqiptare në Paris, ndërsa pasaporta i ka skaduar në janar 2025.

Qytetari: Momentalisht ndodhem në burgun e Francës, Lile. Më datë 23 prill 2025, Gjykata më ka pranuar “lirimin me kusht” me qëllim që të kthehem në Shqipëri. Mirëpo pasaporta më ka skaduar, 13 janar 2025. Kam bërë kërkesë për “ leje kalimi” në ambasadë dhe deri në këto momente, nuk kam marrë përgjigje. Kërkesën për “leje kalimi” e kam bërë që në muajin mars, sepse e dija që pasaporta më ka skaduar. Tani autoritetet franceze më thonë “të ka skaduar pasaporta, nuk të kthejmë dot”. Ambasada shqiptare nuk bën lejen e kalimit. Sesi do zgjidhet kjo punë, një Zot e di!

Pas interesimit të emisionit, Drejtoria Konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, sqaron se i është përgjigjur kërkesës së qytetarit për plotësim dokumentacioni, por nuk ka marrë përgjigje.

Ajo që mësojmë është se në rastet kur personi është i arrestuar, i ndaluar ose i burgosur, duhet të jenë autoritet e huaja ato që duhet të kërkojnë lejen e kalimit për shtetasin shqiptar. Pas këtij sqarimi, vjen njoftimi se autoritetet franceze janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Paris për të tërhequr lejen e kalimit të shtetasit shqiptar./tvklan.al

Sondazh

Poll