Aktualitet

Të akuzuar për grabitje me vlerë të lartë/ Vihen në pranga tre shqiptarë dhe një 33-vjeçare britanike, vjedhjet kapnin vlerën e më shumë se 1 milion paund

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar edhe disa ora dhe çanta me vlerë të lartë. Katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

4 Korrik 2025, 20:02 Nga E. D
Të akuzuar për grabitje me vlerë të lartë/ Vihen
foto ilustruese

ANGLI- Tre shqiptarë dhe një 33-vjeçare britanike janë arrestuar në Angli, pasi akuzohen për një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar edhe disa ora dhe çanta me vlerë të lartë. Katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 30 vjeç, dhe Jade Tubb, 33 vjeç, janë akuzuar të gjithë vjedhje midis nëntorit 2024 dhe marsit 2025. Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis tetorit 2024 dhe marsit 2025. Të gjitha vjedhjet përfshinin vlera totale më shumë se 1 milion paund.

policia angleze

Sondazh

Poll