Aktualitet

Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.

5 Korrik 2025, 07:12 Nga M.B
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 7-10 m/s. Valëzimi i detit pritet të shënohet 1 – 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll