Sport

Interi heq dorë përfundimisht nga Gabigol, zbulohet shifra e operacionit dhe klauzola

27 Janar 2020, 22:05 Nga DOSJA
Interi heq dorë përfundimisht nga Gabigol, zbulohet shifra e

Aeroporti në Milano ka plot lëvizje këtë janar. Tek Interi ka hyrje, por edhe dalje. Nëse Eriksen do të kryejë vizitat mjekësore nesër, në mbrëmje drejtuesit zikaltër po merren me shitjen e sulmuesit Gabigol.

Sot në Milano ka mbërritur zv. presidenti i Flamengos, i cili pritet të plotësojë kërkesat e klubit italian për lojtarin brazilian. Gabigol do të transferohet përfundimisht te Flamengo për rreth 18 mln euro.

Në kontratën e tij të re do të përfshihet edhe një klauzolë në favor të Interit, ku parashikohet që 20% e kartonit të Gabigolit janë të klubit zikaltër (në rast rishitjeje).

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gabigol inter merkato gabigol inter merkato

Sondazh

Poll