Sport

Rey Manaj i ka synimet e qarta: Falë Zotit u largova nga Albacete

27 Janar 2020, 18:32 Nga DOSJA
Rey Manaj i ka synimet e qarta: Falë Zotit u largova nga Albacete

Rey Manaj i befasoi të gjithë me transferimin e tij te Barcelona B në janar. Kjo skuadër luan në kategorinë e tretë spanjolle. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ndihet i paqtë me veten dhe ka besim se do e bëjë kapërcimin e madh në karrierë.

“Kam disa objektiva që dua t’i mbaj me veten”, është shprehur lojtari nga Lushnja në një intervistë të fundit. Me dëmtimin e Luis Suarezit për 4 muaj, ndoshta ai ëndërron se ka shanse për t’u grumbulluar me ekipin e parë, aty ku luan njëfarë Leo Messi.

“Është diskutuar për këtë transferim. Mora ofertën, sepse mendoj se ishte zgjedhja më e mirë dhe më pas vendosëm. Albacete nuk donte që unë të largohesha, por falë Zotit gjetën një marrëveshje. Do të doja të luaja me skuadrën e parë”, ka thënë Manaj.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manaj objektivi barcelona manaj objektivi

Sondazh

Poll