Sport

Po vjen rikthimi i madh! Mourinho mund të bëjë transferimin më spektakolar te Tottenham

27 Janar 2020, 17:39 Nga DOSJA
Po vjen rikthimi i madh! Mourinho mund të bëjë transferimin

Jose Mourinho kërkon të rikthejë te Tottenham sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale. Uellsiani në “Santiago Bernabeu” ka edhe dy vite kontratë dhe nuk do ta rinovojë atë.

Paga që nevojitet për ta tërhequr në Premier League 650 mijë paundë në javë, shifër që Tottenham e përballon. Real Madrid nuk pranon huazimin e lojtarit, vetëm shitjen e tij përfundimtare. Trajneri Zinedine Zidane nuk e ka fare në planet e tij.

Bale këtë sezon ka luajtur në vetëm 15 ndeshje, pasi problemet e tij fizike vijojnë të jenë të pranishme në karrierën e tij. Mourinho do patjetër lojtarë sulmues, sidomos pas dëmtimit të Harry Kane.

Nuk përjashtohet mundësia që brenda dy ditësh të kemi një lajm “bombastik” për transferimin e Bale te Tottenham, ndërkohë që plani B i “Spurs” është Paco Alcacer i Borussia Dortmund-it.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bale mourinho tottenham bale mourinho tottenham

Sondazh

Poll