Sport

Jo më talent, por një senator! Lojtari gjerman i Bayern-it jep sinjalet e largimit

27 Janar 2020, 21:40 Nga DOSJA
Jo më talent, por një senator! Lojtari gjerman i Bayern-it jep

Mjafton një fjali e tij mbi të ardhmen për të trembur tifozët e Bayern-it. Po flasim për mesfushorin gjerman Joshua Kimmich, tashmë një senator i skuadrës rekordmene të Bundesligës dhe një lider edhe me kombëtaren e “Pancerave”.

Kontrata e tij në Mynih skadon në verën e vitit 2023 dhe kërkesat për të nuk kanë munguar prej vitesh. Barcelona, për shembull, interesohet për të prej dy vitesh. Në një intervistë për gjermanen “Kicker”, Kimmich ka folur për mundësinë e largimit nga Bayern për të provuar një skuadër të re, mundësisht jashtë Gjermanisë.

“Sigurisht që kjo është një pyetje që ia bëj vetes, por mos prisni tani një përgjigje fikse. Mendoj se mbas 2-3 viteve mund të nis ta mendoj këtë. Dua të fitoj sa më shumë te Bayern. Synimi im është Champions League”, është shprehur Kimmich.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern kimmich largim bayern kimmich largim

Sondazh

Poll