Sport

Efekti domino, Milani ndihmon Interin për të transferuar francezin Giroud

27 Janar 2020, 18:02 Nga DOSJA
Efekti domino, Milani ndihmon Interin për të transferuar francezin

Chelsea po e kërkon me ngulm sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek. Për polakun ka interesim edhe Tottenham i trajnerit Jose Mourinho, por duket se garën do e fitojnë “Blutë”.

Trajneri Frank Lampard do të përfitojë nga situata e Piatekut, i cili te Milani nuk ka më vend pas transferimit të suedezit Zlatan Ibrahimovic.

Te Chelsea janë gati të heqin dorë nga Oliver Giroud, i cili do të transferohet tek Interi, për t’i bërë vend Piatekut. Polaku ka nevojë urgjente për minuta para Kampionatit Europian 2020.

Abraham është duke shkëlqyer te Chelsea, me përjashtim të ndeshjeve të fundit, por Lampard kërkon më shumë “dyndje” në sulm. Piatek shihet si njeriu i duhur për të përforcuar ofensivën.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea merkato piatek chelsea merkato piatek

Sondazh

Poll