Sport

Zyrtare: Partizani transferon sulmuesin e Besës, ka shënuar 8 gola këtë sezon

27 Janar 2020, 21:30 Nga DOSJA
Zyrtare: Partizani transferon sulmuesin e Besës, ka shënuar 8 gola

Partizani nxiton, kur bëhet fjalë për lojtarë premtues. Klubi i kuq sapo ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të talentuar Tedi Cara. 19-vjeçari do të ketë kontratë për pesë vite në kryeqytet.

Ai ka qenë pjesë e Besës në pjesën e parë të sezonit, me tetë gola të shënuar. Djaloshi është pjesë e kombëtareve të Shqipërisë U-19 dhe U-20.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë”.

“Me ekipin e Besës këtë sezon 19-vjeçari ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë”, shkruan klubi i kuq në faqen e vet zyrtare.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cara partizani rinovim cara partizani rinovim

Sondazh

Poll