Sport

As Bayern, as PSG! Lojtari i Juventusit zgjedh Borussia Dortmundin

27 Janar 2020, 20:02 Nga DOSJA
As Bayern, as PSG! Lojtari i Juventusit zgjedh Borussia Dortmundin

Emre Can është gjithnjë e më larg Juventusit. Mesfushori gjerman është kërkuar nga Borussia Dortmund, PSG dhe Bayern Munchen këtë merkato janari.

Ai duket se e ka marrë vendimin: do të vishet verdhezi. Kostoja e operacionit është 25 mln euro dhe bëhet fjalë për huazim me të drejtë blerjeje.

Lojtari gjerman (me origjinë turke) u transferua me parametra zero nga Juventusi në verën e para dy viteve nga Liverpool. Juventusi për të pagoi vetëm paratë e komisionit (si agjent i lirë).

Fakti që te Juventusi nuk ka më vend në formacion është i qartë. Can, edhe pse ka luajtur më parë te Bayern dhe në fakt është produkt i akademisë bavareze, ka vendosur kundër rekordmenëve dhe do të provojë veten në “Signal Iduna Park”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dortmund emre can merkato dortmund emre can merkato

Sondazh

Poll