Aktualitet

60-vjeçarja në Himarë rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet falë nërhyrjes së menjëhershme

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det.

3 Korrik 2025, 22:24 Nga M.B
60-vjeçarja në Himarë rrezikoi të mbytej në det,
Foto ilustruese

HIMARA- Një 60-vjeçare ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det.

Sipas informacioneve, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë teksa në momentet e para gruaja raportohet se ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes.

Gjithashtu mësohet se pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut.

himara

Sondazh

Poll