Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”, qytetari s’merr paratë për 61 delet

Për bagëtinë e blerë, Panajoti i dërgoi 7 milionë lekë herën e parë, kurse për gjysmat e tjera i tha që kishte ca probleme.

3 Korrik 2025, 21:13 Nga M.B
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më
Foto nga emisioni

FIER- Qytetari Pajtim Bregaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e lidhi me një person nga Konispoli të quajtur Panajot dhe këtij të fundit i shiti 61 dele mbarsë. Për bagëtinë e blerë, Panajoti i dërgoi 7 milionë lekë herën e parë, kurse për gjysmat e tjera i tha që kishte ca probleme.

Më vonë pretendimi i blerësit ishte se paratë e mbetura ia kishte dhënë mikut të përbashkët, Klementit.  Pajtimi thotë se i ka bërë denoncim vetëm Panajotit dhe çështja i kaloi Prokurorisë Fier. Ai shprehet se mund të jetë viktimë e mashtrimit, pasi blerësi i deleve nuk i hap as telefonin.

I vëllai: Jo, nuk është në Shqipëri. E kam pyetur, e di si histori, më ka thënë, që nuk kam lidhje me të.Nuk i ka blerë ai, por i ka blerë ai boti tjetër.

Nga ana tjetër, Klement Dylmishi thotë se nuk ka marrë para nga askush.

Denoncuesi: Më thuaj të drejtën, i ke marrë, apo s’i ke marrë?

Klement Dylmishi: O vëlla, nuk kam punë me lekët, ta thashë që atë ditë, po t’i kisha marrë do të thosha i kam marrë dhe shëndet. Mua mos më ngatërro me ato punë. Emri im, doli në televizor, i ke punët kështu…Nuk dua të më dalë emri në televizor për gjërat e të tjerëve.

Denoncuesi: Që në televizor do të dalë, do të dalë!

Klement Dylmishi: Por po doli emri im në televizor, me mua nuk je më jo shok, po asnjë lloj gjëje./ TV Klan

bageti para

Sondazh

Poll