Aktualitet

"Bankers duhet të hetohet nga SPAK"/ Lala: Çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë shumë të vonuara

Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm, ku është shitur 5 miliardë euro naftë, ndaj duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga një prokurori lokale. 

3 Korrik 2025, 21:38 Nga E. D
"Bankers duhet të hetohet nga SPAK"/ Lala: Çdo veprim i
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të kompanisë Bankers Petroleum Albania. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm, ku është shitur 5 miliardë euro naftë, ndaj duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga një prokurori lokale. Sipas Lalës çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm.

"Nëse kam një kritikë në raport me SPAK, është çështja e inceneratorëve dhe e dyta Bankers, që duhet të hetohej nga SPAK. Çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm. Prokuroria e Fierit ka nisur hetim në 2024, mbi bazën e një dokumenti të dërguar nga Drejtoria e Tatimeve, ku pretendohej se kishte konstatuar shkelje nga Bankers. Nga ky hetim prokuroria e Fierit, ka marrë 14 masa sigurie, nga të cilat 6 arrest me burg, drejtues dhe ish drejtues të kompanisë, dy prej të cilëve nën arrest, CEO aktual dhe ish drejtori i kompanisë.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur drejtues dhe ish drejtues, por janë jashtë vendit. Janë ekzekutuar, po ashtu 5 masa arrest në shtëpi dhe të tjera detyrim paraqitje. Nga hetimet, rezulton se bëhet fjalë për skemë mashtruese 20 vjeçare, përmes së cilës kompania nuk ka paguar taksat. Që nga 2004, deri në 2024, rezulton se Bankers Petroleum, ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë. Kjo kompani deklaronte humbje 110 mln euro. Sipas prokurorisë rriste fiktivisht shpenzimet, që të filte me humbje dhe të shmangte taksat.

Ndaj personave të arrestuar, rëndojën dyshimet për mashtrim për fshehje taksah, pastirm parash, evasion fiskal dhe krijim të skemave mashtruese. Nga kjo histori 20 vjecare, prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se buxhetit i është shkaktuar dëm në milionë euro. Bankers dhe shteti janë përballur në arbitrazh, sepse AKB ka patur auditim dhe ka konstatuar këto shkelje që dyshon prokuroria sot.

Besoj nuk është vetëm histori abuzimi, por kemi edhe burim nafte të tharë, që nuk jep më për Shqipërinë. Kemi edhe ndoshta procese në arbitrazh. Mendoj se SPAK duhet ta marrë drejtimin e këtij heitmi, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004, vetëm pas 25 vitesh kujtohet prokuroria. Mendoj se nik duhet të mbetet këtu, duhet të hetohen njerëzit e politikës, se si u lidh kjo kontratë, si kanë vepruar qeveritë, a është abuzuar me këtë pasuri të vendit," tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll