Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Policia në ndjekje të autorëve të dyshuar

Sipas njoftimit bëhet e ditur se janë identifikuar dy autorët dhe janë shpalluar në kërkim pasi për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri 35-vjeçarin. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në Shkafanë.

3 Korrik 2025, 20:51 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Policia në
foto ilustruese

DURRËS- Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit bëhet e ditur se janë identifikuar dy autorët dhe janë shpalluar në kërkim pasi për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri 35-vjeçarin. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në Shkafanë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e durresit

Sondazh

Poll