Aktualitet

"Në një vend ku duhet të kurohemi, ndodh që të vuajmë edhe më shumë!" Gazetari: Në QSUT, nëna bëhet ventilator për fëmijën e saj

Stafa shkruan se në një vend ku duhet të kurohemi, ndodh që të vuajmë edhe më shumë dhe se foto e postuara janë bërë në Spitalin Pediatrik.

3 Korrik 2025, 21:32 Nga M.B
"Në një vend ku duhet të kurohemi, ndodh që të
Foto nga postimi i gazetarit

TIRANA- Gazetari Osman Stafa ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se në QSUT, nëna bëhet ventilator për fëmijën e saj dhe këto fjalë i ka shoqërua me disa imazhe. Stafa shkruan se në një vend ku duhet të kurohemi, ndodh që të vuajmë edhe më shumë dhe se foto e postuara janë bërë në Spitalin Pediatrik.

Ai shton se spitali nuk ofron as më minimalen, freski në temperatura që shkojnë mbi 36°C. Gazetari thotë se kjo është dhunë ndaj fëmijëve dhe grave që rrinë nëpër spitale të tejmbushura, të nxehta dhe të paqëndrueshme.

"Është një alarm që duhet të zgjojë të gjithë ata që bëjnë politikë me shëndetin, që fotografohen me tapete të kuqe para spitaleve, e në vend të rregullojnë ndonjë punë, merren me fasadë e propagandë", shkruan Stafa.

POSTIMI:

Në QSUT, nëna bëhet ventilator për fëmijën e saj

Në një vend ku duhet të kurohemi, ndodh që të vuajmë edhe më shumë. Këto foto janë bërë në Spitalin Pediatrik.
Spitali nuk ofron as më minimalen: freski në temperatura që shkojnë mbi 36°C. Është turp. Është dështim. Është dhunë ndaj fëmijëve tanë dhe grave që rrinë nëpër spitale të tejmbushura, të nxehta dhe të paqëndrueshme.

Ku janë milionat për shëndetësinë? Ku janë investimet për përmirësimin e infrastrukturës spitalore? Nëse një prind detyrohet të mbajë një ventilator portativ në dorë, atëherë sistemi shëndetësor është realisht në koma.

Ky nuk është thjesht një apel. Është një alarm që duhet të zgjojë të gjithë ata që bëjnë politikë me shëndetin, që fotografohen me tapete të kuqe para spitaleve, e në vend të rregullojnë ndonjë punë, merren me fasadë e propagandë.

qsut

Sondazh

Poll