Aktualitet

"Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen!" Gazetari: Nga rreth 10 mijë të huaj të burgosur në Britani, afro 1300 janë shqiptarë

Hoxha tha se shifrat që përdor Farage nuk janë të reja, por të publikuara nga The Telegraph një vit më parë.

3 Korrik 2025, 21:58 Nga M.B
"Punëtorët e “shtëpive të barit”
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar debatin në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage mbi emigracionin shqiptar dhe praninë e shqiptarëve në burgjet britanike. I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Hoxha tha se shifrat që përdor Farage nuk janë të reja, por të publikuara nga The Telegraph një vit më parë. Gjithashtu ai kritikoi vonesën e qeverisë shqiptare në përballjen me këtë realitet. Hoxha shtoi se aktiviteti kriminal i shqiptarëve në Britani ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ në Shqipëri. 

“Sipas këtyre shifrave, për çdo 50 shqiptarë në Britani, një ndodhet në burg. Nga rreth 10 mijë të huaj të burgosur në Britani,  rreth 1300 janë shqiptarë. Këto janë shifra alarmante në krahasim me 4500 të burgosur që kemi sot në Shqipëri.

Kjo që po bën Rama sot duhej bërë shumë më herët. Të dënuarit shqiptarë janë lënë pa mbrojtje. Dhe ndërkohë, Britania ka kërkuar të kthejë të dënuarit këtu, por ku do i fusim ne? Çfarë niveli janë ata njerëz? 

Shqiptarët që ndërtojnë shtëpi bari atje, rekrutojnë punëtorë nga fshatrat në Shqipëri, i futin në borxhe dhe i përdorin si fuqi punëtore. Kjo është ajo pjesë e atyre që shkojnë me gomone dhe arrestohen. Kjo rrënon ekonominë shqiptare në heshtje,” tha ai.

artan hoxha

Sondazh

Poll