Aktualitet

"Rama kërkon të kontrollojë narrativën..."/ Debati për emigrantët, Hoxha: Farage duket i avantazhuar, i referohet një problemi real

Hoxha theksoi se Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal, por Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe duke bërë lojën e shifrave.

3 Korrik 2025, 21:50 Nga E. D
"Rama kërkon të kontrollojë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar përplasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage për emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lidhur gjithashtu edhe me fenomenin e krimit të organizuar. I ftuar në emisionin “Log” në News24, Hoxha theksoi se Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal, por Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe duke bërë lojën e shifrave.

Më tej ai tha se krimi shqiptar përdor metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin, përfshirë ndryshimin e identitetit përmes dokumenteve të vendeve të tjera të BE-së. Sipas tij, paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror.

“Shqiptarët në Britani janë tashmë një fenomen i ekspozuar. Nuk ka pse të përfshihen në statistika shqiptarët që kanë hyrë me pasaporta greke apo italiane. Kjo është një mënyrë për të turbulluar ujin dhe për të zbutur perceptimin publik në Shqipëri. Një nga metodat që përdor krimi shqiptar është përdorimi ose ndryshimi i identitetit me dokumenteve të shteteve të tjera që të humbin përmes turmës që të bëjnë më të është perceptimin e agjencive të ligjit. Paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror. Farage mund të duket i avantazhuar sepse i referohet një problemi real. Ndërsa Rama kërkon të kontrollojë narrativën brenda Shqipërisë, ku e ka më të lehtë të fitojë pikë politike,” përfundoi Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll