3 Korrik 2025, 15:55
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.
Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave. Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.
Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.
Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.
Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.
Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit./REL
ministria e shëndetësisë e kosovës
Aktualitet
3 Korrik 2025, 15:22
E. D
Suel Çela
TIRANË- Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar p...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 15:16
foto ilustruese
KORÇË- Një 43-vjeçares është shpalluar në kërkim dhe 29-vjeçar është n&e...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 15:02
I.A
TIRANË- Dosja.al, ka siguruar pamjet se si Skerdi Sina, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ka arritur tu shp...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 14:50
Nensi Bogdani
pamje nga protesta
TIRANË- Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:57
N.F
Foto
TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D&...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:46
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me autoritete...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:14
N.F
Foto
TIRANË- Seanca e sotme për procesin e dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është zh...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:17
r.ll
foto ilustruese
FIER- Kompania "Bankers Petroleum" ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Fier lidhur me lëshimin e 14 masave t&eum...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 12:25
N.F
Ndekja e te riut
TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut Skerdi Sina, policia ka publikuar pamje nga momenti i ndjekjes dhe kap...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 11:59
N.F
Aksidenti
TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djes...