Ekskluzive/ Skerdi Sina i iku Shqiponjave, pamjet spektakolare të fluturimit në parking
Në videon e mëposhtme, të Dosja.al, Sina shihet kur u ikën efektivëve të Shqiponjave në parkingun e një pallati gjatë ndjekjes.

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar pamjet se si Skerdi Sina, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ka arritur tu shpëtojë forcave Shqiponja më 1 korrik. Në videon e mëposhtme, të Dosja.al, Sina shihet kur u ikën efektivëve të Shqiponjave në parkingun e një pallati gjatë ndjekjes.
Siç shihet në pamjet, Sina me një makinë Audi ka ndaluar në parking pas ndjekjes nga policia dhe ka pritur teksa këta të fundit të zbresin nga motorët. Por teksa efektivët kanë rrethuar makinën, Sina i ka dhënë menjëherë gaz, duke u larguar nga aty.
Dy ditë më parë Skerdi Sina teksa ishte vënë në ndjekje nga Policia tentoi që t'i ikë me makinën Audi Q8 së bashku me Joni Sadikajn. Kur është pikasur në rrugën Myslym Shyri, forcat Shqiponja i janë vënë nga pas. Gjatë tentativës për tu larguar Sadikaj, i cili ishte dhe shofer ka përplasur edhe katër automjete të tjera duke i marr përpara. Para se të arrestohej Sina ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. 29-vjeçari raportohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn.
Kush është Skerdi Sina?
Skredi Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në muajin janar ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir.
Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja duke u shpallur në kërkim atë kohë dhe bëhet fjalë për Skerdi Sinën, Ogert Aliajn, Arnold Jahon, Anduel Aliajn dhe Joni Sadikajn. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.
Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit blindoi për mbi 1 orë zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi.
Madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbrisnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re. Brenda ambienteve u gjetën edhe armë e drogë./Dosja.al
Sondazh
"Ministria e tymit", BIRN: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
pamje nga protesta TIRANË- Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së...
Dosja "5D"/ Petrit Muhameti dëshmon në GJKKO: Alfred Qaton e kam dhëndër! Ai më ofroi të jem pronar i VAS Konstruksion, unë vetëm firmosja
Foto TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D&...
SPAK godet organizatën kriminale që vepronte në Verona, sekuestrohen pasuri me vlerë 4 mln euro të Suel dhe Marjo Çelës
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me autoritete...
Dosja "Plumbi i Artë"/ Të pandehurit largohen nga salla, Alibej: Deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve! Kanë interes për kundërshtarët tanë
Foto TIRANË- Seanca e sotme për procesin e dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është zh...
Prokuroria tha se nuk ka paguar tatimet për 20 vjet/ "Bankers Petroleum": Kemi investuar 4.5 mld dollarë në ekonominë shqiptare, do të bashkëpunojmë me autoritetet
foto ilustruese FIER- Kompania "Bankers Petroleum" ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Fier lidhur me lëshimin e 14 masave t&eum...
U prangos pas incidentit në ish-bllok/ Dalin pamjet e arrestimit të Skerdi Sinas, momenti kur efektivët vrapojnë pas tij (VIDEO)
Ndekja e te riut TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut Skerdi Sina, policia ka publikuar pamje nga momenti i ndjekjes dhe kap...
Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar, bashkëshortja e viktimës në spital
Aksidenti TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djes...
Aksioni te "Bankers" në Fier/ Prokuroria me njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, i ka shkaktuar miliona euro dëm shtetit
foto nga aksioni i djeshëm në fier FIER- Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë...
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep përditësime: U raportuan 29 vatra zjarri, në landfillin e Elbasanit dhe në Finiq vijojnë flakët
zjarri ne elbasan TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24...
Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga, dyshohen për ryshfet
Foto GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë gr...

