Aktualitet

Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar, bashkëshortja e viktimës në spital

Ai nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.

3 Korrik 2025, 11:59 Nga N.F
Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi
Aksidenti

TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djeshme ku për pasojë humbi jetën një shtetas i huaj. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak. 

Ai nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi,  informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

aksidentoi për vdekje turistin arrestohet shoferi ne tirane

Sondazh

Poll