Aktualitet

U prangos pas incidentit në ish-bllok/ Dalin pamjet e arrestimit të Skerdi Sinas, momenti kur efektivët vrapojnë pas tij (VIDEO)

Shoferi Joni Sadikaj arriti të largohej ndërsa pasagjeri Sina u kap nga policia. Gjatë largimit, Sina dhe Sadikaj kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

3 Korrik 2025, 12:25 Nga N.F
U prangos pas incidentit në ish-bllok/ Dalin pamjet e arrestimit të
Ndekja e te riut

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut Skerdi Sina, policia ka publikuar pamje nga momenti i ndjekjes dhe kapjes së tij. Sina tentoi të arratisej por pa sukses pasi efektivët arritën ta kapnin. Ai u prangos pas incidentit të regjistruar në ish-bllok ku mjeti "Audi Q8" u përplas me disa makina teksa po i arratisej policisë.

Shoferi Joni Sadikaj arriti të largohej ndërsa pasagjeri Sina u kap nga policia. Gjatë largimit, Sina dhe Sadikaj kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Në automjetin e sekuestruar  sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Dy të rinjtë ishin në kërkim që nga janari për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e Sadikajt. Pasagjeri Skerdi Sina ndodhet nën arrest dhe po merret në pyetje. 


Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda: ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme; ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi S. S., të identifikuar nga Policia, menjëherë pas rastit. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

arrestimi i skerdi sina

Sondazh

Poll