Aktualitet

Shantazhuan nëpërmjet mesazheve një person për dhënie pasurie/ Shpallet në kërkim 43-vjeçarja, nën akuzë edhe bashkëpunëtori

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur shtetasin E. L., nëpërmjet mesazheve telefonike, për dhënie pasurie.

3 Korrik 2025, 15:16 Nga DOSJA
Shantazhuan nëpërmjet mesazheve një person për
foto ilustruese

KORÇË- Një 43-vjeçares është shpalluar në kërkim dhe 29-vjeçar është nën hetim, pasi kanë shantazhuar për ta zhvatur një person duke e shtyrë edhe drejt tentativës së vetëvrasjes. Gjithashtu policia ka publikuar edhe detajet nga hetimet e deritanishme dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur shtetasin E. L., nëpërmjet mesazheve telefonike, për dhënie pasurie. Këto mesazhe dyshohet se kanë rënduar gjendjen psikologjike të tij, i cili më datë 28 qershor tentoi të vetëvritej. Pas marrjes së informacioneve dhe hetimeve paraprake, nga kontrolli në banesën e 29-vjeçarit që po ndiqet në gjendje të lirë, u gjet 1 armë sportive të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë eurosh të dyshuara false.

policia e korces

Sondazh

Poll