Aktualitet

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona/ Babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali! Biznesin e kam filluar 34 vite me parë

Babai i Suel Çelës ka deklaruar gjithashtu se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron tre vendime gjykatash.

3 Korrik 2025, 15:22 Nga E. D
SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona/ Babai i Suel
 Suel Çela

TIRANË- Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro në Verona të Italisë. Petrit Çela në një  bisede telefonike me gazetaren Klodiana Lala, ka deklaruar se ka filluar biznesin 34 vite me parë dhe se pasuria e tij është e ligjshme. Babai i Suel Çelës ka deklaruar gjithashtu se pasuria në Itali është hetuar dhe se zotëron tre vendime gjykatash.

Po ashtu Çela ka reaguar ashpër dhe ndaj medias që sipas tij po i nxin jetën. Ai thotë se betejën me SPAK do ta vijojë dhe do të bëjë dokumentat publike. Sipas SPAK pasuari e Suel Çelës rrjedh nga burime të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

 suel Çela  petrit Çela spak

Sondazh

Poll