3 Korrik 2025, 14:50
Nga Nensi Bogdani
pamje nga protesta
TIRANË- Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit.
Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e Tymit dhe e Ndotjes”.
“Ndërkohë që qytetarët thithin helmin, qeverisësit dhe kjo ministri sistematikisht kanë dështuar. Dështon të menaxhojë bombat mjedisore dhe shëndetësore,” tha Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, duke iu referuar djegies së mbetjeve.
“Ministria dështon të fikë zjarret, dështon të nxjerrë përgjegjësit, dështon të marrë masat për mbrojtjen e qytetarëve”, shtoi Qiraxhi.
Fusha e mbetjeve në Elbasan po digjet prej tre ditësh, teksa më herët edhe fusha e mbetjeve në Vlorë është djegur disa herë rradhazi, duke shkaktuar ndotje të madhe të këtyre qyteteve.
Aktivistët i quajtën këto zjarre si “jo të rastësishme”, teksa fajësuan më tej projektet e dështuara të inceneratorëve në vendin tonë.
“Zjarret e përsëritura në fushtat e mbetjeve në Tiranë, Vlorë, Elbasan janë shumë më tepër se ngjarje të rastësishme. Ato janë pasoja të një krize që e ka emrin ‘projekte të dështuara inceneratorësh’”, tha Antonio Demiri, aktivist dhe njëkohësisht banor në afërsi të Elbasanit.
“Ndërsa vendi digjet, institucionet heshtin, banorët konsumojnë helmin, zjarrëfikset përballen me pasojat”, tha Demiri.
Ai shtoi se përveç oxhakut të Metalurgjikut që ka ekzistuar prej vitesh, tanimë banorëve të Elbasanit do u duhet të durojnë edhe një oxhak tjetër i cili ndizet sa herë që ngrihen temperaturat.
“Pse ky incenerator nuk funksionon prej kohësh, por vazhdon të paguhet, pse duhet të grumbullohen të gjithë këto mbetje e të bëhet një mal me mbeturina që digjen më pas”, u shpreh Demiri.
Demiri tha se një hetim i menjëhershëm duhet kryer prej prokurorisë në mënyrë që të nxirren para ligjit përgjegjësit, të cilët po rrezikojnë shëndetin e banorëve të zonës.
“Elbasani nuk është një kosh mbeturinash. Shëndeti ynë nuk është i negociueshëm”, përfundoi ai./Reporter.al
zjarri ne landfillin e elbasanit ministria e turizmit dhe mjedisit
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:57
N.F
Foto
TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D&...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:46
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me autoritete...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:14
N.F
Foto
TIRANË- Seanca e sotme për procesin e dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është zh...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 13:17
r.ll
foto ilustruese
FIER- Kompania "Bankers Petroleum" ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Fier lidhur me lëshimin e 14 masave t&eum...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 12:25
N.F
Ndekja e te riut
TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut Skerdi Sina, policia ka publikuar pamje nga momenti i ndjekjes dhe kap...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 11:59
N.F
Aksidenti
TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djes...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 11:58
r.ll
foto nga aksioni i djeshëm në fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 11:38
r.ll
zjarri ne elbasan
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 11:17
N.F
Foto
GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë gr...
Aktualitet
3 Korrik 2025, 10:49
N.F
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një ditë pas incidentit të regjistruar në zonën e ish-Bllokut ështe identifikuar shofer...