Aktualitet

Përplasi katër automjete gjatë arratisjes/ Identifikohet shoferi i "Audit Q8", në kërkim nga janari për mbajtjen mbyllur të 21-vjeçares në Astir

Në pranga u vendos dje pasagjeri Skerdi Sina. Gjatë largimit, Sina dhe Sadikaj kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

3 Korrik 2025, 10:49 Nga N.F
Përplasi katër automjete gjatë arratisjes/ Identifikohet shoferi
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një ditë pas incidentit të regjistruar në zonën e ish-Bllokut ështe identifikuar shoferi i mjetit "Audi Q8" i cili u përplas me disa makina gjatë ndjekjes nga policia. Mësohet se drejtues ishte Joni Sadikaj i cili arriti të arratiset nga vendngjarja.

Në pranga u vendos dje pasagjeri Skerdi Sina. Gjatë largimit, Sina dhe Sadikaj kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Joni Sadikaj është i njohur nga policia pasi ishte në kërkim që nga janari për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij. Pasagjeri Skerdi Sina ndodhet nën arrest dhe po merret në pyetje. 

Rasti i Astirit

Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja. Personat që u shpallën në kërkim në atë kohë ishin: Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho, Anduel Alia dhe Joni Sadikaj. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.

Policia gjatë kontrollit në banesë gjetën 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Qordja denoncoi rastin në polici, më pas ngjarja alarmoi zonën e Astirit pasi vajza nuk hapte derën. Është dashur ndërhyra e forcave speciale për t’u futur në apartament duke zbritur me litar nga tarraca.

joni sadikaj

Sondazh

Poll