Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga, dyshohen për ryshfet
Foto GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë gr...
Në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet me dije se nga 29 vatra zjarri të raportuara, dy prej tyre vijojnë ende aktive.
Zjarri vijon në vendgrumbullimin e mbetjeve Elbasan dhe në Finiq, konkretisht në vatrën midis fshatit Grazhdan dhe fshatit Malçan. Në vatrën në Finiq, situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë.
Në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj. Ndërkohë sot pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
- Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.
- Ndërkohë, në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, situata sot është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë, por situata po monitorohet.
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Përsërisim thirrjen për qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.
Foto GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë gr...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një ditë pas incidentit të regjistruar në zonën e ish-Bllokut ështe identifikuar shofer...
foto ilustruese DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi nën kërcënimin e armës në...
Foto QAFË BOTË- Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë.&nbs...
foto ilustruese ITALI - Guardia di Finanza e Veronës dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e Republikës së Shqipërisë kanë zbul...
bashkia e mirditës MIRDITË- Gazetari Saimir Kola ka ndarë një rrjete sociale një listë të punonjësve të bashki...
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së Bradasheshit. Mësohet se një...
Foto QAFË BOTË- Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht di...
Foto ELBASAN- Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbetjet urban&eum...
GREQI- Një operacion i madh antidrogë është kryer në një shtëpi në periferitë jugore në orët e para t&e...