Aktualitet

VIDEO/ Kamioni aksidenton të moshuarin me motor në Bradashesh, policia në vendin e ngjarjes

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr ndihmë mjekësore.

3 Korrik 2025, 09:53 Nga N.F
VIDEO/ Kamioni aksidenton të moshuarin me motor në Bradashesh, policia
Aksidenti

ELBASAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së Bradasheshit. Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçiklete. Për shkak të përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, një i moshuar.


I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr ndihmë mjekësore. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihet i moshtuari i ulur në asfalt ndërsa vihen re shenhja gjaku. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet dhe ka vënë nën kontroll qarkullimin në zonë të mjeteve të tjera.

 

 

aksident ne bradashesh

Sondazh

Poll