Aktualitet

Gazetari publikon LISTËN: Bashkia Mirditë paguan çdo muaj mbi 260 mln lekë për punonjësit e saj

Në listë mungon pozicioni i punës për secilin punonjës, ndërsa në postimin e mëposhtëm thuhet se do të përditësohet me të dhëna të reja së shpejti. 

3 Korrik 2025, 10:10 Nga r.ll
Gazetari publikon LISTËN: Bashkia Mirditë paguan çdo muaj mbi
bashkia e mirditës

MIRDITË- Gazetari Saimir Kola ka ndarë një rrjete sociale një listë të punonjësve të bashkisë së Mirditës, ku shprehet se totali i pagave mujore bruto nga buxheti i bashkisë për këtë listë është mbi 26 milionë lekë të reja. 

Në listë mungon pozicioni i punës për secilin punonjës, ndërsa në postimin e mëposhtëm thuhet se do të përditësohet me të dhëna të reja së shpejti. 

Ndërkohë Kola paralajmëron se një listë e punonjësve të Punëve Publike do të publikohet në një moment të dytë. Këto dy lista sipas tij janë arsyet pse Mirdita është bashkia më e varfër dhe e braktisur në vend. 

POSTIMI I PLOTË: 

Lista 1

Kjo eshte njera nga listat e punonjesve te Bashkise Mirdite. Totali i pagave mujore bruto per kete liste pagese eshte 26,508,676 Leke/muaj. Ne kete liste nuk kam paraqitur pozicionin e punes, por ne vijim do te perditesohet edhe me keto te dhena te reja. Besoj se Keshilli Bashkiak nuk do te kete me nevoje te marre liste nga burimet. Lista e dyte e punonjesve do te publikohet neser. Ne ate liste jane punonjesit e Puneve Publike. kjo per shkak se ata jane me NIPT me vete. Te dy tabelat ne total kane 470 punonjes, ku kjo e sotmja me 357 dhe i kushton buxhetit te Bashkise Mirdite 26,508,676 mln leke per cdo muaj.
Ky eshte nje moment shume i rendesishem per kete institucion qe te dale para qytatereve ne lartesine qe i takon, duke marre masat perkatese.

Te nderuar miq. Nje tjeter skandal eshte blerja e diplomave me qellim rritjen fiktive te pages. Per kete do te bej nje investigim te plote se si dhe kush.

Kjo liste dhe lista e neserme jane arsyet pse Mirdita nder vite eshte Bashkia me e varfer dhe me e braktisur ne vend. Autoret e kesaj masakre i keni tan diten pazarit!

saimir kola bashkia e mirdites

Sondazh

Poll