Aktualitet

Nën kërcënimin e armës i morën një personi 1.5 mln lekë, arrestohet një 40-vjeçar në Durrës, në kërkim tre të tjerë

Shtetasi me inicialet A.L., banues në Durrës u vu sot në pranga, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. 

3 Korrik 2025, 10:50 Nga r.ll
Nën kërcënimin e armës i morën një personi 1.5 mln
foto ilustruese

DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi nën kërcënimin e armës në bashkëpunim më tre të tjerë, i kanë marrë një personi 1.5 milionë lekë. 

Shtetasi me inicialet A.L., banues në Durrës u vu sot në pranga, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, menjëherë pas kallëzimit nga shtetasi A. I., se dje, në lagjen nr.13, Durrës, 3 shtetas i kishin marrë 150.000 lekë, duke e kanosur me armë zjarri, kanë kryer veprimet hetimore për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerët, shtetasit R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.

policia e durresit

Sondazh

Poll