Politike

FOTO/ Nis samiti i liderëve BE-BP në Shkup, Rama dhe Kurti të pranishëm, mungon Vuçiç

Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

1 Korrik 2025, 10:17 Nga r.ll
FOTO/ Nis samiti i liderëve BE-BP në Shkup, Rama dhe Kurti të
lideret

SHKUP- Samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka nisur në Shkup. Në ditën e sotme udhëheqësit e vendeve do të diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti janë të pranishëm në tryzën e diskutimeve, ndërsa vihet re mungesa e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

FOTO/ Nis samiti i liderëve BE-BP në Shkup, Rama dhe Kurti të

Përveç Ramës dhe Kurtit, në samit janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Krishto, ministri për Integrimin Evropian i Serbisë Nemanja Staroviq.

Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku do të mbajnë fjalimet e tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

Ky samit dy ditor, i cili u zhvillua edhe dje, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal

takimi be-bp ne shkup

Sondazh

Poll