1 Korrik 2025, 08:08
Nga N.F
Foto
KUVENDI- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e 40-të për konstituim. Partitë politike parlamentare nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për kreun e Kuvendit, ndërsa po bëhen gati 5 muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa për partitë tjera ky emër nuk është i duhur. Ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.
Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.
Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta parasheh që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.
Në këtë aktgjykim, Gjykata e Kushtetuese gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit në mirëbesim ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare për të siguruar funksionalitet institucional. E drejta për të propozuar Kryetarin, që i takon grupit më të madh parlamentar, vjen me detyrimin për të kërkuar konsensus dhe kompromis, dhe nuk mund të përdoret si instrument për bllokim institucional.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.
kuvend i kosoves
Politike
30 Qershor 2025, 22:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qar...
Politike
30 Qershor 2025, 22:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka miratuar projektligjin “Për vullnetarizmin”. Ky akt përcakton parimet bazë, rregull...
Politike
30 Qershor 2025, 21:48
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar sot se në gjithë vendin j...
Politike
30 Qershor 2025, 21:32
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati i kryetarit të PD-së Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për shtyrjen e seancës për dosjen P...
Politike
30 Qershor 2025, 21:08
E. D
Jonathan Moore
TIRANË- Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ush...
Politike
30 Qershor 2025, 20:59
E. D
Jonathan Moore
TIRANË- Ish-ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan Jonathan Moore, njohës i mirë i rajonit, ka komentuar deklaratat e...
Politike
30 Qershor 2025, 20:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Ev...
Politike
30 Qershor 2025, 20:13
E. D
Albin Kurti dhe Izet Mexhiti
SHKUP- Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Politike
30 Qershor 2025, 20:01
E. D
Albin Kurti dhe Aleksander Vucic
SHKUP- Shkupi do të presë sot dhe nesër, takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE...
Politike
30 Qershor 2025, 19:39
foto ilustruese
TIRANË- Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve në Britaninë e Madhe debati n&...