Politike

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

Gjokutaj gjithashtu u ndal te kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen Partizani.

30 Qershor 2025, 21:32 Nga E. D
Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj:
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i kryetarit të PD-së Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani ndaj Berishës. I ftuar në emisionin “Log” në News24  tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës.

Gjokutaj gjithashtu u ndal te kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen Partizani. Ai tha se vendimi nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, i përket kryetarit të gjykatës.

"Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë. Sot u shty për arsye se një nga shkaqet ishte mos njoftimi i Berishës, por nuk është ky shqetësimi. Nesër Gjykatat e Apelit nuk do të gjykojë që është takuar Jamarbër me zotin Berisha apo jo dhe kanë folur për këtë. Këtë lojë këta me komunikimet e bëjnë. Gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen 3 javë më parë.

Këtë vendim nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, e vendos kryetari i gjykatës në përjashtim nga rasti kur e kërkojmë ne përjashtimin e një gjyqtari, ose prokurori. Ky problem është i tillë që këtë e shqyrton kryetari i gjykatës. Gjykata nuk po shprehet se çfarë do bëjë me atë gjyqtare. Nuk mendoj se ajo do ndikohet nga Andia dhe Andia do të bëhet theror për zotin Berisha që ti thotë ti s’ke për të dënuar liderin tim," tha Genc Gjokutaj.

genc gjokutaj ceshtja partizani

Sondazh

Poll