Politike

"Apliko online, shpejt dhe lehtë!" Gonxhja: Mbi 6 mijë vende pune të lira në të gjithë Shqipërinë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i ka bërë publike shifrat duke ju referuar portalit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit edhe Aftësive.

30 Qershor 2025, 21:48 Nga M.B
"Apliko online, shpejt dhe lehtë!" Gonxhja: Mbi 6 mijë vende
Blendi Gonxhja

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar sot se në gjithë vendin janë hapur mbi 6000 vende të lira pune. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i ka bërë publike shifrat duke ju referuar portalit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit edhe Aftësive. Ai shton se qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim për të gjitha nivelet arsimore.

POSTIMI:

Po kërkon punë? Mbi 6 mijë vende të lira pune në gjithë vendin të shpallura në www.puna.gov.al

Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim — për të gjitha nivelet arsimore.

Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al

Keni nevojë për asistencë?

Drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email apo në WhatsApp për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive - AKPA (@puna.gov.al)

blendi gonxhe

Sondazh

Poll