Politike

Nisi sot procesi i rinumërimi të votave të qarkut Fier, PS ruan avantazhin e thellë, ja çfarë rezultoi nga rihapja e kutive të para

Sot ishte dita e parë e rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe procesi zhvillohet në ambientet e stadiumit “Farie Hoti” në Tiranë.

30 Qershor 2025, 22:34 Nga M.B
Nisi sot procesi i rinumërimi të votave të qarkut Fier, PS ruan
Foto ilustruese

TIRANA- Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qarkun Fier. Pikërisht sot ishte dita e parë e rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit dhe procesi zhvillohet në ambientet e stadiumit “Farie Hoti” në Tiranë.

Bazuar në të dhënat e ditë së sotme të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, nga hapja e 230 kutive PS merr plus 22 vota. Partisë Demokratike-ASHM i janë hequr 69 vota si të marra më 11 maj e ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Nisi sot procesi i rinumërimi të votave të qarkut Fier, PS ruan

rinumerimi i votave

Sondazh

Poll