Aktualitet

27 Janar 2020, 11:32 Nga DOSJA

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehur ai donte të bënte një jetë të re, ndryshe nga e kaluara e tij. Ajo më tej ka treguar se e ka gjetur burrin e gjakosur në rrugë para banesës së saj.

“Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte një precedent por ai donte të niste nga e para”, kështu është shprehur ajo para autoriteteve italiane.

Në Romë të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri, 45-vjeçari shqiptar Gentian Kasa sapo doli nga banesa e tij. Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba,  të cilat e zunë në kokë dhe në gjoks. Ai humbi menjëherë jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gentian kasa vritet shqitari në ital ekzekutohet gentian kasa vritet shqitari në ital

Sondazh

Poll