Aktualitet

“Nuk ka prova”/ Gjykata pushon çështjen për Arben Çukon, ish-kreu i Burgjeve merr pafajësinë

27 Janar 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Nuk ka prova”/ Gjykata pushon çështjen për Arben

Tiranë- Ish-kreu i Burgjeve Arben Çuko ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë sot gjyqtari Sokol Toma, për ish-deputetin e PS-së, pasi është shprehur se Prokuroria nuk solli prova që lidhin Çukon me korrupsionin në burgje.

“Prokuroria nuk solli prova që lidh Çukon me korrupsionin në burgje.”- është shprehur gjyqtari  në seancën e sotme.

 

Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit 2018 pasi akuzohej për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Grupi u zbulua gjatë përgjimeve të prokurorisë në lidhje me transferimin e një të dënuari me burg. Ai u akzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve kishte miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi, kundrejt shumws prej 3.000 eurove. Ish-deputeti socialist dhe ish-anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Fillimisht gjykata dha  masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të  dhe më pas “detyrim paraqitje”.  Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben cuko operacioni vol-vo 4 arben cuko operacioni vol-vo 4

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...